Rihanna dukej rrezatuese si kurrë më parë, teksa tregoi flokët e saj natyralë ndërsa merrte pjesë në prezantimin e “Rihanna x Fenty Hair” në Los Angeles të hënën.
Këngëtarja, 36 vjeçe, e cila zbuloi linjën e saj të re të produkteve “Fenty Hair” javën e kaluar, ka hequr dorë nga flokët e saj të gjatë biondë në favor të kaçurrelave të saj të shkurta natyrale.
Biznesmenja, e cila dukej se i kishte lyer flokët biondë, dukej në humor të mirë në këtë event.
Rihanna u sigurua që të gjithë sytë ishin tek ajo, teksa kishte veshur një fustan midi të kuq të thellë me një dekolte të ulët që nxirrte në pah figurën e saj mahnitëse.
Krijuesja e hiteve u mbështjell për mbrëmjen me një xhaketë lëkure dhe i shtoi një palë taka. /Telegrafi/