LAJMI I FUNDIT:

Rihanna nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur gjatë një nate argëtuese në Javën e Modës në Paris

Rihanna nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur gjatë një nate argëtuese në Javën e Modës në Paris

Rihanna e ka përballuar me mjeshtëri Javën e Modës në Paris që kur erdhi nga Milano fundjavën e kaluar.

Dhe këngëtarja shtatzënë, 34 vjeçe, vazhdoi të argëtohej me festimet teksa po shijonte një takim natën vonë me kryeredaktorin e “Interview Magazine”, Mel Ottenberg, të premten (4 mars).

Rihanna, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me ASAP Rocky, vuri në pah barkun e rrumbullakosur në një trupore me ngjyrë të kaltër.


Foto: Rihanna/Instagram

Kostumi kishte një prerje në anën e djathtë të gjoksit të Rihanna-s, si dhe një prerje në anën e majtë të stomakut të saj.

Foto: Mel Ottenberg/Instagram

Këngëtarja e “Umbrella” e kompletoi pamjen me syze dielli me nuancë të ngjashme me trupore, një xhaketë sportive bezhë dhe një me ngjyrë të gjelbër. Flokët e saj ishin të stiluara në një topuz të ulët.

Foto: Rihanna/Instagram

Disa nga foto me veshjen plot stil, Rihanna ndau edhe me miliona ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Rihanna/Instagram

Themeluesja e “Fenty Beauty”, e cila njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me ASAP Rocky muajin e kaluar, ka qenë në qendër të vëmendjes që nga ajo kohë, duke u shfaqur me një stil të veçantë gjatë shtatzënisë së parë.

Foto: Rihanna/Instagram

Ndërkohë, së fundmi, ylli i muzikës tha se shpreson që linja e saj e të brendshmeve “Savage x Fenty” t’i lejojë të gjithë klientët e saj të ndihen seksi, duke zbuluar se ishte e rëndësishme për të që askush të mos ndihej i përjashtuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Kalo në kategori