Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky edhe një herë dëshmuan se janë çifti më në modë.
Këngëtarja dhe biznesmenja e dashur, 36 vjeçe, veshi një fustan seksi saten, teksa iu bashkua partnerit të saj, i cili sapo mbushi 36 vjet të enjten.
Çifti dukej i dashuruar teksa po dilnin nga restoranti, pasi shijuan një darkë romantike, shkruan DailyMail.
Krijuesja e hitit “Diamonds” shfaqi ndjenjën e saj unike të modës, duke zgjedhur po ashtu një pallto me lesh të trashë ngjyrë kafe.
Themeluesja e “Fenty Beauty” venodis një palë syze dhe një sërë varësesh prej ari.
Ajo përfundoi dukjen me një palë taka me rripa shkëlqyes.
Reperi i lindur në Harlerm u shfaq plot stil për festimet e tij luksoze të ditëlindjes – duke veshur një pallto gri të përmasave të mëdha.
Duke shtuar syze retro elegante, reperi shtoi një kostum gri me pantallona të gjera.
Ambasadori i “Bottega Veneta” përfundoi pamjen e tij me një këmishë gri me vija me kopsa dhe shtoi këpucë të zeza prej lëkure. /Telegrafi/