Bëhet fjalë për një film të zhanrit aksion-komedi, me Ice Cube e Kevin Hart në rolet kryesore, ndërsa ka përfituar plot 41.2 milionë dollarë në fundjavën që lamë pas.

Në vendin e dytë është zhvendosur fituesi i javës së kaluar, “Lone Survivor”, i cili këtë javë përfitoi 23.2 milionë dollarë.


Filmi i animuar “The Nut Job” ka debutuar në vendin e tretë me 20.5 milionë dollarë përfitime, ndërkohë që “Jack Ryan: Shadow Recruit” (17.2 milionë dollarë) dhe “Frozen” (11.9 milionë dollarë) përmbyllin top-pesëshin.

Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në fundjavën që lamë pas:

1. Ride Along – 41.2 milionë dollarë
2. Lone Survivor – 23.2 milionë dollarë
3. The Nut Job – 20.5
4. Jack Ryan: Shadow Recruit – 17.2 milionë dollarë
5. Frozen – 11.9 milionë dollarë
6. American Hustle – 10.6 milionë dollarë
7. Devil's Due – 8.5 milionë dollarë
8. August: Osage County – 7.5 milionë dollarë
9. The Wolf of Wall Street – 7.5 milionë dollarë
10. Saving Mr. Banks – 4.1 milionë dollarë

/Telegrafi/