Portieri i Shqipërisë dhe klubit italian SPAL, Etrit Berisha, ka kohë që është prekur nga COVID-19 dhe në ditën e djeshme ai ishte shtruar në spital për disa kontrolle me të detajuara.
Berisha rezultoi pozitiv në testin e kryer të premten e shkuar, më 27 nëntor, kur u kthye pas angazhimeve me skuadrën e Edy Rejës.
Ai ishte në izolim parandalues dhe nuk ka pasur kontakt me shokët e tij të ekipi.
Ndërkohë nëpërmjet një reagimi të fundit në “Instastory”, Berisha i ka qetësuar të gjithë teksa zbulon se kontrollet që kreu dje kanë shkuar mirë dhe gjendja e portierit paraqitet e qëndrueshme.
“Përshëndetje të gjithëve. Desha të ju informoj se kontrollën që kam pas dje ka shkuar gjithçka mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe shihemi së shpejti”, ka shkuar Berisha në shqip dhe italisht.
Berisha ka qenë dje temë e medieve italiane, ndërsa edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka uruar shërim të shpejtë. /Telegrafi/