Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa skuadra që pësuan humbje befasuese.

Los Angeles Lakers ka pësuar disfatë në udhëtim te Phoenix Suns me rezultat 111-94.


Fitore të madhe mori Dallas Mavericks në udhëtim te Portland Trail Blazers me shifrat 132-92.

Trium më të vështirë ishte për Brooklyn Nets që mposhtën Washington Wizards me rezultat 113-106.

Një tjetër përballje që dhuroi spektakël ishte edhe ai në mes të Cleveland Cavaliers, që mposhti Toronto Raptors me shifrat 116-105.

Chicago Bulls në anën tjetër triumfuan në udhëtim te Detroit Pistons me rezultat 100-86.

Pas kohës shtesë, fitore të mundimshme mori edhe New York Knicks ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 100-101. /Telegrafi/

telegrafi sport app