LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e para jozyrtare nxjerrin PDK-në fituese

Rezultatet e para jozyrtare nxjerrin PDK-në fituese

Në Kosovë të shtunën janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, ato lokale dhe për kryetarë komunash. Sipas rezultateve jozyrtare të ofruara nga koalicioni Demokracia në Veprim - që ka monitoruar këto zgjedhje - në 1.863 vendvotime të numëruara, nga 2.323 sa janë gjithsej, prinë PDK me 34 % të votave, e pasuar nga LDK me 22%, AKR 12%, LDD-PSHDK 10%, AAK 9%, dhe ORA 4%. Këto rezultate janë kontestuar nga LDK-ja dhe AAK-ja, ndërsa lideri i PDK-së tashmë ka deklaruar fitoren e partisë së tij.

Pjesëmarrja në votime ka qenë më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor në zgjedhje kanë dalë 40-45 për qind të votuesve dhe procesi i votimit ka kaluar pa probleme. Një përqindje të ngjashme të daljes në zgjedhje ka dhënë edhe koalicioni Demokracia në Veprim, sipas të cilit në zgjedhje kanë dalë pak mbi 45% të votuesve.

Megjithëse, votimi përfundoi në orën 19.00, disa qendra votimi ndenjën hapur edhe më vonë për ata që ishin në radhë. Shqiptarët shkuan në qendra votimi me gjithë të ftohtin dhe borën. Por kjo gjë nuk mund të thuhet për serbët. Minoriteti serb i aftë për votim pothuajse i gjithi i bojkotoi zgjedhjet me gjithë apelin ndërkombëtar për të marrë pjesë në zgjedhje. Duket se ata i kanë kushtuar vëmendje fjalëve të Beogradit për të bojkotuar votimet.

Numërimi i votave pritet të zgjasë dy-tre ditë, pastaj do të formohet një qeveri që pritet të drejtojë Kosovën në atë që çdo kush pret të jetë periudhë e vështirë përpara.


Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori