Rezoluta e sponsorizuar nga Partia Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, e cila kundërshton një raport të Këshillit të Evropës me pretendime për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, komentohet si nismë e mirë dhe si aktivizim i politikës së jashtme të shtetit shqiptar.
Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.
Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.
Kjo, në vitin 2015, ka çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale, ka nisur tashmë procesi ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ata ndodhen në paraburgim në Hagë qysh në nëntor të vitit 2020.
Në aktakuzën kundër tyre përmenden krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, por nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.
Rama: Zëri i Shqipërisë do të dëgjohet deri në Strasburg
“Zëri i Shqipërisë për këtë çështje do të dëgjohet deri në Strasburg [v.j. atje ku ndodhet Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut]”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh udhëheqës i Partisë Socialiste, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.
“Dick Marty nuk është më anëtar i Asamblesë [Parlamentare të Këshillit të Evropës]. Ne nuk e kemi fare me Dick Martyn. Ne tash e kemi me reputacionin dhe dinjitetin e një Asambleje në Këshillin e Evropës, e cila është çuar dhe e ka votuar atë. Në rregull, e kanë votuar se kanë menduar se duhet të hetohet. Ky proces hetimesh nuk ka sjellë asnjë drejtësi për viktimat e presupozuara, por ka bërë viktima figurat kryesore të UÇK-së, sepse i tillë ka qenë edhe qëllimi… ka bërë viktimë botërore Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – një nga momentet më të rëndësishme të krenarisë kombëtare të shqiptarëve”, tha Rama.
Rezoluta e sponsorizuar nga partia e Ramës thotë se pretendimet e ngritura nga Dick Marty për “vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë”, janë pretendime që “kanë mbetur të paargumentuara, të paaprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte”.
Milo: Më mirë vonë se kurrë
Kundërshtimi i raportit të Dick Martyt në Shqipëri, në formë rezolute, vjen 11 vjet pas miratimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, thotë për Radion Evropa e Lirë se, përderisa nuk është vërtetuar asgjë prej akuzave për “trafikim me organe njerëzore”, rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë është e drejtë, ndonëse ka mundur të bëhet edhe më herët.
“Po, mund të ishte bërë më shpejt dhe duhej të bëhej më shpejt. Por, populli ynë thotë: ‘Më mirë vonë se kurrë’. Tani është, me të vërtetë, një moment shumë interesant. Shqipëria bëri shumë mirë që e ndërmori iniciativën. Kjo do të thotë politikë aktive e jashtme, politikë aktive në interes kombëtar dhe politikë aktive për t’u ndrequr një padrejtësi”, thotë Milo.
Hasani: Kemi pritur me ankth
Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, thotë se rezolutën e Shqipërisë nuk e sheh si nismë të vonuar.
Ai thotë se mandati fillestar i Gjykatës Speciale ka qenë hetimi i pretendimeve të ngritura nga Dick Marty për “trafikimin e organeve njerëzore”, pavarësisht asaj që ka deklaruar në vitin 2014 prokurori Williamson se “nuk ka pasur dëshmi për trafikim organesh”.
Rrjedhimisht, sipas tij, mandati aktual i kësaj gjykate nuk është në harmoni me hetimin e këtyre pretendimeve.
“Të gjithë kanë pritur se trafikimi i organeve do të jetë në aktakuzë, për shkak se i tillë ka qenë raporti i Dick Martyt. Prandaj, të gjithë kemi qenë në ankth dhe është dashur të presim një kohë, sepse aktakuzat nuk mund t’i ndalosh. Fundja, aktakuza ose përmbajtja e aktakuzave është dashur të përcaktohet prej raportit të Dick Martyt dhe jo prej asaj që thotë Williamson”, thotë Hasani.
Ngritja e çështjes në Këshill të Evropës “varet nga vendet që do ta mbështesin”
Në tekstin e rezolutës së sponsorizuar nga Partia Socialiste, po ashtu, i bëhet thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishikojë Rezolutën 1782, me të cilën ka miratuar raportin e Martyt, si dhe “të rivlerësojë pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur” gjatë dekadës së fundit.
Nga Këshilli i Evropës nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse rishikimi i një rezolute të mëhershme është praktikë e këtij institucioni.
Rama, gjatë një konference për media në Bruksel më 19 korrik, ka paralajmëruar se në shtator do t’i drejtohet personalisht Këshillit të Evropës për raportin e Dick Martyt.
Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Milo, vlerëson që inicimi i një diskutimi për rishikimin e Rezolutës 1782 nuk do të jetë i lehtë.
“Do të varet shumë nga raporti i vendeve që do ta mbështesin. Do të varet shumë nga lobimi që do të bëjë jo vetëm Shqipëria, por edhe partnerët e Shqipërisë. E para, nëse ata do të binden që këtu kemi të bëjmë me një çështje që kërkon drejtësi dhe, e dyta, të mos ndikojë në punën dhe në procesin e Gjykatës [Speciale] në Hagë”, thotë Milo.
Ai shton se pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vjeshtën e këtij viti, por, sipas tij, ngritja e kësaj çështjeje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës “do të ishte akt politik dhe solidaritet i fuqishëm i Shqipërisë në adresë të shqiptarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së”.
Profesori Hasani thotë se rezolutat, rekomandimet dhe opinionet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk kanë forcë juridike.
Por, sipas tij, ato mund të kenë efekt politik, për shkak se një prej autorizimeve të kësaj asambleje është hetimi i gjendjes së të drejtave të njeriut.
Sipas Hasanit, në rast se gjenden mjaft aleatë për të përkrahur Shqipërinë, atëherë mund të formohet një komision në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut të atyre që janë në paraburgim në Hagë.
“Vetë Asambleja Parlamentare mund të kërkojë nga Komisioni i Venecias, për shembull, që të japë një mendim për sa u përket amendamenteve kushtetuese, me të cilat është themeluar Gjykata [Speciale] ose sa i përket ligjit për Gjykatën Speciale, për pjesën që ka të bëjë me provat. Ndikimi mund të jetë kolosal në qoftë se ka vullnet politik atje [në Asamblenë Parlamentare] dhe kjo nuk ka të bëjë fare me atë se dikush është duke e kontestuar ose duke ndërhyrë në punën e Gjykatës”, thotë Hasani.
Nëse nisma e Shqipërisë do të kalonte në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Hasani thotë se kjo do të kishte ndikim jo në punën dhe vendimet e Gjykatës Speciale, por në përshpejtimin e procedurave që, sipas tij, po zvarriten, si dhe në bërjen më transparente dhe profesionale të punës së vetë Gjykatës.
Sipas Hasanit, në Gjykatën Speciale është cenuar aspekti i “gjykimit në kohë të arsyeshme”, për sa i përket gjykimit në shkallë të parë.
Edhe gati dy vjet pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, ende nuk dihet data e fillimit të gjykimit të tyre./REL.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025