Vëllai i madh i Reynolds është i adoptuar dhe aktori i ka thënë revistës britanike “Glamour” se ai dhe nusja e tij e re janë shumë të vendosur për ët ndjekur traditat familjare në marrjen e një jetimi në shtëpi.

“Jam shumë falënderues që kam një vëlla në jetën time. Nuk mund të jem më shumë pro-adoptimit. Ka shumë fëmijë në botë të cilët kanë nevojë për këtë”, ka thënë Reynolds.