Revista amerikane ‘V Magazine’ shkruan për Era Istrefin (Foto)

Lajmin e ka publikuar edhe vetë këngëtarja në profilin e saj në rrjetet sociale duke e shpërndarë edhe linkun.
Në shkrimin e kësaj reviste, rrëfehet momenti qysh në mbërritjen e saj në aeroport, ku njëri nga rojet e sigurimit e kishte njohur këngëtaren dhe kishte bërë fotografi me të.
Në këtë rrëfim, bëhet krahasimi edhe me motrën e Erës, Norën, ku shkruhet se bëjnë dallim të madh ndërmjet vete.
Revista, shkruan se gjatë qëndrimit të saj në Amerikë, Era Istrefi është duke bërë edhe një set fotografish me fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha, fotografi të cilat janë dhënë edhe ekskluzivisht për këtë revistë.
Duke klikuar këtu mund të lexoni artikullin me titull “Meet Era Istrefi” në revistën prestigjioze. /KP/Telegrafi/
A photo posted by Era Istrefi (@strefie) on













































