Restauranti “SALT” ka shkëlqyer në hapjen e dyerve në zemër të qytetit të Prishtinës. SALT është shquar për shijen dhe eksperiencën unike të kuzhinës e cila është pritur me shumë kureshtje nga të gjithë të ftuarit e natës
Me një histori të pasur dhe reputacion të ndërtuar me kujdes në sferën e gastronomisë, SALT padyshim se do bëhet pjesë integrale e saj edhe në Prishtinë. Kjo vjen si rezultat i përkushtimit dhe punës së pandalur të grupit REVO, që ka udhëhequr çdo aspekt të zhvillimit të këtij vendi
ekskluziv.
SALT që në fillim të rrugëtimit të tij në vitin 2016 me hapjen e parë në Tiranë, ka përshkuar një rrugëtim të frytshëm për të arritur cilësinë dhe përsosmërinë në çdo detaj. Tani, ky rrugëtim ka çuar në hapjen e dyerve edhe në qytetin ku ndihet shumë afiniteti për kulturën dhe gastronominë.
“Hapja e SALT Prishtina është një manifestim i pasionit dhe angazhimit tonë për të krijuar eksperiencë të veçantë. SALT karakterizohet me ushqime të ndryshme të kuzhinës Mesdhetare, ushqimeve të detit dhe sushi. SALT është një destinacion që i ofron të gjitha, për ata që dëshirojnë të shijojnë një eksperiencë të veçantë të ushqimit dhe pijeve, duke ofruar zgjedhje dreke, darke, jetë të natës dhe evente të ndryshme. Misioni ynë është të nxisim një koncept revolucionar të restorantit duke tejkaluar pritshmëritë e klientit në një dimension ku koha, ushqimi dhe pijet do të shijojnë më shumë.” tha mes tjerash z. Geri Kuka, themelues i grupit REVO.
Menuja e kuruar me kujdes nga kuzhina e SALT tregon një njohuri të thellë në përdorimin e përbërësve të freskët dhe cilësorë që krijojnë një harmoni të mahnitshme të shijeve duke shtuar një ndjenjë emocionale të shijes dhe duke krijuar një eksperience të veçantë për të gjithë.
Më shumë se një vend ku mund të ushqeheni, SALT është një përvojë e plotë. Ambienti i jashtëzakonshëm është i menduar për të krijuar një ndjesi të intimitetit dhe elegancës, duke sjellë pamje estetike në çdo detaj me një përmbushje të jashtëzakonshme të funksionalitetit. Detajet arkitekturore shpalosin një histori të kujdesit dhe vëmendjes që është investuar në çdo cep të restaurantit.
Për grupin REVO dhe ekipin e kuzhinës së SALT, ushqimi është shumë më shumë se thjesht një kërkim i shijes. Është një eksperiment i frytshëm që përfshinë njohuri të thella të kuzhinës, përzierjen e inovacionit me traditën dhe dëshirën e pashmangshme për të krijuar emocion të
pastër në çdo pjatë. Përveç ushqimit, SALT i dedikon një rendësi të shtuar edhe koktejeve të ndryshme që ky vend ofron dhe shoqëron me një muzikë të zgjedhur, shpeshherë nga DJ të njohur lokal dhe ndërkombëtar.
Me hapjen e SALT Prishtina, ky restaurant ka krijuar një pikë takimi për pasionantët e gastronomisë në Kosovë. Cilësia e ushqimit, profesionalizmi i shërbimit dhe atmosfera e jashtëzakonshme e vendit e bëjnë SALT një destinacion të dëshirueshëm për të festuar raste të veçanta, për të shijuar darka romantike, takimet profesionale ose thjeshtë për të eksploruar një botë të re të shijeve dhe përvojave kulinare.
Restauranti është i vendosur në një lokacion ideal në qendër të qytetit, Rr. Fehmi Agani, afer Hotel Manami. Kjo zgjedhje e kujdesshme e lokacionit ka për qëllim të lejojë klientët të kenë një qasje të lehtë dhe të rehatshme në këtë oazë të kulinarisë së shkëlqyer.
SALT Prishtina do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 12:00 mesdite deri në 12:00 pas mesnate. Të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë SALT, mund të rezervojnë tavolinën e tyre përmes website www.salt.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri