Bora që ka rënë këto dy ditë, ka bërë që të shtohet numri i aksidenteve në komunikacion.

Gjatë orëve të mbrëmjes, rrugët në Prishtinë janë kthyer në pista akulli, ndërsa komunikacioni është duke u zhvilluar më shumë vështirësi.


Një vet-aksident ka ndodhur në rrugën Enver Maloku, përkatësisht të semaforët, afër konvikteve të studentëve në Prishtinë.

Si shkak i rrugës së rrëshqitshme, autobusi i trafikut urban ka dalë nga rruga duke i rënë rrethojave të rrugës.

Mësohet se nuk ka të lënduar, ndërkaq  zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për çdo eventualitet... /Telegrafi/

29250699 1937126279653968 23881075 o 1

 

29243458 1937126449653951 897844240 o