LAJMI I FUNDIT:

Republikanët nominojnë Steve Scalise për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

Republikanët nominojnë Steve Scalise për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

Ligjvënësit nga Partia Republikane kanë nominuar Steve Scalise për t’u bërë kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve.

Por, tani ata duhet të tentojnë të unifikojnë partinë që ai të zgjidhet gjatë votimit në Dhomë, pas shkarkimit të Kevin McCarthyt nga udhëheqja e këtij institucioni.

Në votimin privat të mbajtur në Kongres më 11 tetor, në garë për nominim ishin Jim Jordan dhe Scalise.


Ky i fundit fitoi nominimin me një rezultat të ngushtë.

“Ne kemi shumë punë për të bërë”, tha Scalise pas votimit.

Javën e kaluar, McCarthy u bë udhëheqësi i parë i Dhomës së Përfaqësuesve në historinë amerikane që u shkarkua gjatë një votimi.

Ende është e paqartë nëse ligjvënësit republikanë, mbështetës të ish-presidentit Dinald Trump, të cilët votuan për shkarkimin e McCarthyt, do të votojnë për zgjedhjen e Scalise.

Demokratët pritet të kundërshtojnë nominimin e republikanëve.

Që Scalise të zgjidhet në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, duhet që për të votojnë shumica e institucionit prej 435 ulësesh.

“Nuk e di se si do të arrijmë 2018 vota”, tha përfaqësuesi republikan në Dhomë, Troy Nehls. “Do të jetë një javë e gjatë”.

Politikanët e linjës së ashpër votuan për largimin e McCarthyt, pasi ai arriti një marrëveshje me demokratët e Senatit për t’i financuar agjencitë qeveritare.

Zgjedhja e kryetarit të ri vjen në një moment të një krize politike në Dhomën e Përfaqësuesve, vetëm dhjetë muaj pasi Republikanët fituan shumicën në këtë institucion.

Që Scalise të bëhet kryetari i ri i Dhomës, atij i duhet të marrë pothuajse të gjitha votat e republikanëve.

Zakonisht kërkohen 218 vota, por aktualisht në Dhomë janë dy ulëse të zbrazëta, duke bërë që pragu për t’u zgjedhur kryetari i ri të ulet në 217. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

Evropa
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Azia
Kalo në kategori