Organizata Reporterët pa Kufi dhe Këshilli Shqiptar i Medias publikuan dje një paketë rekomandimesh për të mbrojtur gazetarët në Shqipëri, për të siguruar të drejtën e informimit dhe një peizazh mediatik të pavarur, pluralist dhe të besueshëm.
Nisma u mor për shkak se, siç vlerëson organizata RSF, niveli i lirisë së shtypit në Shqipëri është një nga më të ulëtit në Europë dhe është përkeqësuar për një kohë të gjatë.
Shqipëria renditet e 99-ta midis 180 shteteve në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, që publikoi Reporterët pa Kufi në maj për vitin 2024, dhe e fundit në rajon krahasuar me vendet e zonës së Ballkanit.
Në udhërrëfyesin e publikuar sot gjatë një konference shtypi online propozohet për mbrojtjen e gazetarëve, që Shqipëria të forcojë ligjet për të kundërshtuar paditë abuzive SLAPP ndaj tyre, duke kërkuar që ankesa të kalojë nga një mekanizëm vetërregullues para se të shqyrtohet nga një gjykatë.
“Procesi i anëtarësimit në BE ofron një mundësi unike për Shqipërinë për të përmirësuar ligjin dhe standardet e lirisë së shtypit në mënyrë që të mbështesë në mënyrë efektive gazetarinë e lirë, të pavarur dhe të besueshme në vend”, thuhet në deklaratën e përbashkët të RSF-së dhe KSHM-së.
Në dokument propozohet gjithashtu të rishikohen ligjet për mbrojtjen e konfidencialitetit të burimeve të mediave përballë përpjekjeve të paligjshme për t’i zbuluar dhe viktimizuar ato, si dhe miratimi i një plani kombëtar veprimi për sigurinë e gazetarëve sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës.
Sa i takon pavarësisë dhe pluralizmit të medias dhe mbrojtjes së saj nga ndërhyrjet dhe censura udhërrëfyesi propozon të miratohen masa që mbrojnë pavarësinë editoriale të redaksive veçanërisht nga ndërhyrjet e aksionerëve të medias në konflikte interesi.
Garanci më të forta për pavarësinë editoriale dhe financiare u propozuan edhe për Radio Televizionin Publik (RTSH), sigurimi i një buxheti të qëndrueshëm dhe procedura të pavarura në zgjedhjen e drejtuesve të tij.
“Rekomandimet synojnë të mbështesin “Dialogun e Strukturuar për Lirinë e Medias”, një procedurë që do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë kushtet për të hyrë në BE. Përpjekjet tona, të motivuara nga interesi publik dhe të bazuara në besimin dhe transparencën, tregojnë se edhe në një vend ku liria e shtypit sfidohet në të gjitha nivelet, veprimi i përbashkët dhe i vendosur është i mundur”, tha Pavol Szalai, drejtuesi i zyrës së RSF-së për BE dhe Ballkanin.
Udhërrëfyesi nga RSF dhe KMSH propozon lehtësira ekonomike për qëndrueshmërinë afatgjatë të gazetarisë shqiptare si zbutje tatimesh, kredi pa interes ose heqjen e gjobave për mediat që janë në procesin e Iniciativës së Mirëbesimit JTI. Ndërsa bashkësia e biznesit mund të mbështesë gazetarinë e besueshme duke shtuar reklamat për mediat etike.
“Shqetësimet për situatën dhe besimin në median shqiptare po rriten, sidomos në kushtet e rritjes së autoritarizmit dhe propagandës. Nuk ka zgjidhje të thjeshtë, por pavarësia financiare për median është një pikënisje vendimtare. Vetëm atëherë media mund t’i shërbejë vërtet interesit publik”, thotë Koloreto Cukali, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias.
Në takimin e prillit të kaluar me përfaqësues të RSF-së gazetarët shqiptarë pohuan se janë rregullisht viktima të sulmeve të dhunshme herë fizike, më shpesh verbale si dhe presione për padi.
Po ashtu ata pohuan se mediat janë nën presione ekonomike, çka shton pasigurinë dhe autocensurën në punën e tyre.
Në takim e theksua se tregu mediatik është i përqendruar në duart e një numri të vogël pronarësh, ndërsa është rrënjosur thellë bashkëpunimi i interesave politike, biznesore dhe mediatike, çka ndikon shumë në pavarësinë editoriale dhe në raportimin e gazetarëve. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet