Rënia e çmimeve të energjisë detyron BQE-në të ulë projeksionet e inflacionit

Banka Qendrore Evropiane (BQE) po përgatitet që për shkak të çmimeve të dobëta të energjisë, në takimin e ardhshëm të ulë prognozën e inflacionit në kuadër të raportit të vet për pikëpamjet në të ardhmen, transmeton agjencia Bloomberg duke iu referuar zyrtarëve të eurozonës, të cilët janë të njohur me zhvillimet.
Drafti i ri i ECB-së tash tregon projeksionin e rritjes së çmimeve konsumuese prej rreth 1.5 për qind për çdo vit - 2017, 2018 dhe 2019, thanë burime të Bloomberg, të cilët kanë folur në kushte anonime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































