I intervistuar për gazetën amerikane “USA Today”, shefi i famshëm i kuzhinës, pronar i restorantit Noma në Kopenhagë, tashmë i njohur në gjithë botën, Rëne Rexhepi (René Redzepi) ka treguar për rrënjët e tij shqiptare.
I pyetur se cili nga shumë vendet e botës që ka vizituar tashmë që është bërë i njohur i ka lënë më shumë përshtypje, ai ka thënë menjëherë: “Shqipëria. Më ftuan sepse kam gjak shqiptari. Është një vend shpartallues. Një nga vijat e pakta bregdetare ende të parpishura të Europës”.
Fjalët e tij nuk kalojnë pa u vënë re. AI ishte pothuajse I panjohur kur në vitin 2003 hapi restorantin Noma në Kopenhagë. Po ka disa vjet që fama e tij ka shkuar në katër anët e rruzullit. Pak mjeshtra të kuzhinës gëzojnë një famë të tillë. Çdo gjellë që gatuhet në Noma është një lloj vepre arti. Ingredientët janë të gjitha të rralla, të rritura në vende të caktuara të botës. Gërshetimi I shijeve dhe vlerave ushqimore është gjithnjë origjinale. Çdo gjë që gatuhet synon të karakterizohet nga elegance dhe thjeshtësia.
Tani ai po bën diçka të paparë. Do ta mbyllë restorantin në kryeqytetin danez dhe bashkë me ekipin e pandryshuar dhe dekorin, po e zhvendos të gjithin për ta rihapur në Tokio të Japonisë në Hotelin Mandarin Oriental. Më vonë do të mbyllet që aty dhe do të shkojë në Kyoto, një tjetër qytet japonez. Rrallë qëllon që ndonjë shef kuzhine ndiqet në mënyrë gati të obsesionuar nga media dhe nga industria kulinare.
Libri i dytë Rëne Rexhepit ka tri vëllime dhe quhet “Një punë në zhvillim e sipër”. Ndërsa tashmë ndodhet për vizitë në SHBA, ku preferon të shkojë në Bregun Perëndimor, sidomos në California, por i përmend restorantet gjithnjë rikthehet në Manhattan. Ky është edhe qyteti ku më shumë se 100 restorante zotërohen e administrohen nga shqiptarë, por nuk dihet nëse mjeshtri nga Danimarka ka bujtur në ndonjë prej tyre.
Rëne Rexhepi i lindur në 1977 në Kopenhagë, është djali i një mërgimtari shqiptar nga Maqedonia, ndërsa nënën e ka daneze.
Që prej katër vitesh, restoranti i tij shpallet rregullisht më i Miri në Botë, një gjë e rallë kjo duke pasur parasysh konkurrencën e jashtëzakonshme. Revista “Times” e shpalli në 2012 si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.
Nuk ka fushatë reklame që ka më shumë peshë sesa një e fjalë e tij dhe lavdërimi që i bëri bregdetit shqiptar është një nder që i bën Shqipërisë. Po është e rëndësishme që qeveritë e vendit të tregojnë kujdes për të mos lejuar shkatërrimin dhe ndotjen e bregdetit si ka ndodhur për fat të keq tashmë me një pjesë të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Rovena eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
Vullneti: Nëse do t’më pëlqente dikush këtu, Kosova po të çohej kundër, e kisha zënë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles