Renault prezantoi rivalin e Teslës, por jo të gjithë do të jenë në gjendje ta blejnë atë
Sedani luksoz elektrik me siluetë të ngritur është menduar për kompanitë që merren me transportin e udhëtarëve, siç janë kompanitë e taksive ose kompanitë si Uber dhe Lyft.
Në gjysmën e dytë të vitit 2022, një veturë e re elektrike do të shfaqet në rrugët e qyteteve evropiane – Mobilize Limo, e cila do të prodhohet nga Renault brenda nën -markës së saj Mobilize.
Fatkeqësisht për ata që e pëlqejnë këtë limuzinë që shihet në fotografi, individët nuk do të jenë në gjendje ta blejnë atë, pasi vetura është projektuar për kompanitë që transportojnë njerëz, siç janë shërbimet e taksive, domethënë kompanitë që ofrojnë shërbime drejtimi dhe marrje me qira të veturave.
Edhe këto kompani nuk do të jenë në gjendje të zotërojnë Mobilize Limo, sepse vetura do të merret me qira me një abonim mujor.
Limuzina do të ketë premierën botërore në shtator, në Panairin e Automjeteve në Mynih.
Gjatësia e makinës është 4.67 metra, ndërsa baza e rrotave arrin në 2.75 metra, kështu që udhëtarët në sediljet e pasme – të cilët do të përdorin këtë transport – kanë mjaft rehati dhe hapësirë për këmbë.
Mobilize Limo përdor një motor elektrik që prodhon 150 kuaj fuqi (110 kW) dhe 220 Nm çift rrotullues.
Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 140 km /orë dhe ajo arrin 100 km / orë për 9.6 sekonda.
Ka një bateri 60 kWh që ofron një autonomi drejtimi prej rreth 450 kilometrash, sipas ciklit WLTP. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit
Gomat e reja të Continental me dizajn inovativ
KE-ja godet veturat hibrid plug-in dhe forcon testet e emetimeve të CO2
Audi po ndryshon sërish emrat e modeleve të saj
Audi po ofron një tjetër manual me pesë shpejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti