Site icon Telegrafi

Rekord i zi: ‘Agjërimi’ i lojtarëve për të shënuar golin e parë në La Liga – aty edhe i sapo pensionuari Mascherano

Javier Mascherano njoftoi se është pensionuar nga futbolli, duke lënë pas vetës një karrierë të pasur me trofe.

Argjentinasi bëri 334 paraqitje për skuadrën katalunase nga vitit 2010 deri në vitin 2018, ndërsa kishte edhe 147 paraqitje për Argjentinën.

Sidoqoftë, ai shënoi një gol të vetëm në Camp Nou, duke marrë kështu me vete edhe një rekord të zi, me golin e shënuar nga penalltia ndaj Osasunës në vitin 2017.

Një llogari në Twitter, LaLigaEnNumeros bën të ditur se goli i Mascheranos ishte shënuar në ndeshjen e 194 në La Liga – pritja e tetë më e gjatë për të shënuar gol në histori të ligës spanjolle dhe më e gjata se nga çdo lojtarë tjetër i Barcelonës.

Lexo po ashtu Mascherano u pensionua nga futbolli - por rishikojeni momentin qesharak nga Suarez në golin e parë të argjentinasit për Barcelonën

Ish-anëtari i Real Madridit, Gregorio Benito kishte pritur 265 takime për të shënuar golin e parë, derisa vetëm gjashtë lojtarë të tjerë kishin pritur për 200 takime për të shënuar të parin në La Liga.

Ish-reprezentuesi i Argjentinës gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe për skuadra si, River Plate, Corrinthias, West Ham United, Liverpool, Hebei Fortuna dhe Estudiantes. /Telegrafi/

Exit mobile version