Gjatë një fjalimi në Kuvendin e Malit të Zi, Rehn tha se e kupton "ndërlikueshmërinë e raporteve" në Mal të Zi lidhur me përcaktimin ndaj pavarësisë së Kosovës.

Ai më tej shtoi se BE-ja është e gatshme që Kosovës t'i ofrojë mbështetje të plotë për zhvillim ekonomik, sikur edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Para fjalimit të Rehnit në sallën e Kuvendit, deputetët e koalicionit "Lista Serbe" kishin vënë mbishkrime "Kosova është Serbi".

Pas kësaj deputeti shqiptar Ferhat Dinosha paraqiti mbishkrimin "Kosova është Evropë".