Regjistrohet “Djalli i Detit”, në thellësi prej 600 metrave (Video)

Në videon e postuar nga hulumtuesit e Institutit Monterey Bay Aquarium, shihet duke notuar ky peshk i zi nëpër thellësitë e kanionit Monterey.
Krijesa nuk është e panjohur për shkencëtarët, pasi në përshkrime të mëhershme flitet për këtë mishngrënës të thellësive, transmeton Telegrafi.
Deri tash janë dhënë vetëm vizatime, bazuar në skeletin e peshkut.
Në mes të syve, peshku Melanocetus na një lloj karremi që shndritë, duke bërë që afër tij të vijnë peshqit tjerë të cilët i sulmon për ushqim.
Kjo është hera e parë që është regjistruar i gjallë peshku i frikshëm, e që ka një madhësi prej vetëm tre centimetrave. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































