Regjistrohen 807 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.312 testime për coronavirus, ndërsa 807 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-359, Kumanovë dhe Ohër - nga 38 secili, Kavadari, Strumica dhe Negotina - nga 36 secili, Gjevgjeli - 35, Tetovë dhe Prilep - 34 secili, Gostivar - 29, Manastir - 25, Veles - 24, Kriva Pallanka - 12, Kocani dhe Krushevo - 11 secili , Resnjë - 6, Strugë, Kërçovë dhe Vallandovë - 5 secili, Probishtipi dhe Bogdanci - 4 secili, Shtip, Dibër, Berovë dhe Demir Hisar - 3 secili, Delçevë dhe Radovish - 2 secili, Sveti Nikolla, Vinica, Kratova dhe Demir Kapija - për 1.
Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe pesë persona, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 314 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 104.548, prej të cilëve 92.189 janë shëruar, ndërsa 3.156 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (3 mars) është 9.203./Telegrafi/









































