Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 621 pacientë të shëruar nga coronavirusi njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup - 330, Kavadar - 40, Veles - 37, Tetovë - 29, Shtip - 25, Negotinë - 21, Gostivar - 19, Manastir - 18, Gjevgjeli - 14, Kumanovë dhe Koçan nga 13, Demir Kapi - 10, Probishtip dhe Kërçovë nga 9, Sveti Nikollë - 8, Berovë - 7, Pehçevë - 6, Resnje - 4, Bogdanci - 3, Prilep dhe Kratovë nga 2, Vinicë dhe Demir Hisar nga 1.


Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 134.867, numri i pacientëve të shëruar është 109.297, numri i vdekjeve është 3.940 dhe numri i rasteve aktive është 21.630.

Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup 10.584, pason Prilepi me 1.166, Kumanova 1.078 dhe Manastiri me 1.032./Telegrafi/