Regjistrohen 333 pacientë të shëruar nga coronavirusi

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 333 pacientë të shëruar nga coronaviri.
Sipas qyteteve në Shkup - 139, Ohër - 43, Kumanovë - 24, Strumicë - 20, Strugë - 14, Prilep - 13, Manastir - 12, Veles - 10, Tetovë, Koçan dhe Kërçovë nga 7, Kavadar dhe Shtip nga 5, Gjevgjeli dhe Negotina nga 4, Gostivari, Vinicë, Bogdanci dhe Makedonski Brod nga 3, Sveti Nikollë dhe Dellçevë - 2, Probishtip, Vallandovë dhe Pehçevë nga 1.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 153.891, numri i pacientëve të shëruarve është 137.664, numri i vdekjeve është 5.079, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.148.
Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup-5.099, Kumanovë-900, Manastir-725./Telegrafi/

















































