Regjistrohen 1.347 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 1.347 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas qyteteve në Shkup - 780, Manastir - 94, Kumanovë - 67, Ohër - 51, Shtip - 44, Veles - 43, Tetovë - 33, Kërçovë - 32, Gostivar - 21, Kavadarci - 20, Gjevgjeli - 19, Koçan - 16, Berovë - 14, Strugë - 12, Sveti Nikollë dhe Resnje nga 11, Prilep dhe Dellçevë nga 10, Negotinë - 9, Kriva Pallankë - 8, Probishtip dhe Dibër nga - 6, Radovish dhe Makedonska Kamenica nga 5, Vinicë, Demir Hisar dhe Kratovë nga 4, Bogdanci dhe Pehçev nga 3, Makedonski Brod dhe Vallandovë - 1.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 141.844, numri i pacientëve të shëruar është 116.780, numri i vdekjeve është 4.228, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.836.
Numri më të madh të rasteve aktive me coronavirus ka në Shkup-9.659, Manastir-1.263, Kumanovë-1242 dhe Prilep-1081./Telegrafi/





















































