“Ne i përkasim shoqërisë”, është ky zëri i personave të paregjistruar në Kosovë. Të ndalemi dhe të mendojmë për një moment për të gjitha gjërat e rëndësishme të cilat i kalojmë në jetën tonë: vizita e parë tek mjeku, dita e parë e shkollës, diplomimi, puna e parë, gjëra këto që shumë prej nesh si të regjistruar në lindje i marrim si momente të mirëqena, ndërsa për personat e paregjistruar janë pothuajse të paarritshme.
Certifikata e lindjes, respektivisht dokumentet e statusit civil nuk janë vetëm një copë letër, janë një provë për të dëshmuar identitetin tonë ligjor, janë dokumente vitale me të cilat ofrohet qasje për të drejtat dhe obligimet që janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligje, duke na bërë kështu të dukshëm në shoqëri dhe para ligjit.
Mbi 600 qytetarë në Kosovë janë evidentuar si të paregjistruar në Regjistrin e Lindjes, në bazë të një hulumtimi të realizuar në vitin 2016 nga Ministria e Punëve të Brendshme, me fokus tek komunitet rom, ashkali dhe egjiptian. Historia e margjinalizimit dhe e kushteve të varfërisë socio-ekonomike të këtyre grupeve ka rezultuar në një nivel më të lartë të lindjeve të paregjistruara në krahasim me grupet e tjera të popullsisë.
Nehat Hamza është një ndër personat që vazhdon të mbetet i paregjistruar. Ai ende nuk ka shtetësi. Mos posedimi i dokumenteve sidomos gjatë situatës aktuale të shkaktuar nga COVID-19 ka ndikuar edhe më shumë në cilësinë e jetës së tij.
“Qe 27 vite jetoj në këtë vend. Unë nuk kam dokumente, asnjëherë nuk shkoj të mjeku. As social dhe ndihma nga qeveria nuk mundem me marrë. Jetoj me grua dhe katër fëmijë”, u shpreh personi pa shtetësi, Nehat Hamza.

Ndërkohë, përparësitë e të regjistruarit i gëzon Hasret Shaqiri, i cili për Telegrafin thotë se tashmë e ka shumë më të lehtë të bëjë një jetë normale, pasi që është i pajisur me dokumente.
“Kemi pasur shumë probleme në qasje në shërbime mjekësore dhe shumë çka tjetër. Tash jemi më të lehtësuar dhe ndjehem më mirë pasi që jam i regjistruar. Tash kam dokumente”.

Institucionet e Kosovës kanë pranuar sfidat me të cilat po përballen personat e paregjistruar dhe kanë treguar vendosmëri për t’i dhënë fund kësaj çështje, duke krijuar kushtet e nevojshme legjislative dhe administrative për të ndihmuar njerëzit e paregjistruar që të dalin nga padukshmëria ligjore dhe të vazhdojnë jetën e tyre me dinjitet. Për më tepër, sektori i shoqërisë civile si dhe vetë komunitetet përkatëse, e kanë plotësuar këtë përpjekje me angazhimin e tyre në identifikimin e personave në rrezik për të mbetur pa shtetësi.
Sipas Yll Zajmit nga Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K), është punuar shumë ndër vite për adresimin e sfidave të personave të paregjistruar në vendin tonë.
“Secili nga personat e paregjistruar kërkon respekt për të drejtat e tij/saj të cilat fuqishëm besojnë që ju takojnë dhe kërkojnë përmbushjen e tyre. Me mbështetjen të cilën e kemi nga Zyra e Shefit të Misionit të UNHCR-së në Prishtinë, në vazhdimësi jemi duke punuar që institucionet relevante të njohin lindjen e këtyre personave, t’i pajisin me dokumente të identifikimit dhe të sigurojnë po ashtu që asnjë person të mos ballafaqohet me problemin e të qenurit pa shtetësi”, tha Zajmi.
Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K) zhvillon aktivitetet e veta si organizatë joqeveritare e bazuar në të drejtat e njeriut dhe është partner i UNHCR-së në zbatimin e të gjitha projekteve të mbrojtjes ligjore të kategorive të cenuara. Për gati dy dekada CRP/K mbështet qasjen në dokumentacion dhe mjete ligjore për personat në rrezik të pa shtetësisë, duke iu ofruar ndihmë ligjore falas, duke zbatuar aktivitete të avokimit dhe të ngritjes së vetëdijes, dhe në këtë mënyrë duke i fuqizuar ata që të gëzojnë një sërë të drejtash themelore dhe shërbimesh publike.
Së fundmi, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 6 vjetorit të kampanjës globale #IBelong, CRP/K ka krijuar një kornizë në facebook (www.facebook.com/profilepicframes/?selected_overlay_id=3209101092527921), me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e regjistrimit të lindjes. Ju mund të ofroni mbështetjen dhe frymëzoni ndryshimin.
Duke besuar se e nesërmja sjell ndryshim, të gjithë së bashku dhe një zëri themi se “Të drejtat tuaja fillojnë me regjistrimin e lindjes. Regjistrohuni”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri