Në stinën e verës preferojmë më shumë udhëtime dhe darka të lehta me miqtë e familjen dhe jo stresin e përditshëm të pyetjes: “Çfarë do të gatuajmë sot?”

Me frigoriferët e rinj inteligjentë Samsung Family Hub, çdo ditë verore bëhet më e lehtë, më e organizuar dhe shumë më e shijshme.


Në zemër të këtij inovacioni qëndron Meal Planner, një aplikacion i integruar që ofron një numër të pafund recetash të personalizuara sipas shijeve, nevojave dietike dhe niveleve të aftësive tuaja në kuzhinë.

Qoftë një mëngjes i lehtë, një pjatë e freskët mesdhetare apo një ëmbëlsirë pas darke, frigoriferi juaj tashmë mendon për gjithçka.

Nga frigoriferi në pjatë, në pak hapa të thjeshtë

Përdorimi i Meal Planner është po aq i lehtë sa një prekje në ekranin e Family Hub.

Pasi të zgjidhni kuzhinat e preferuara, si ajo aziatike, italiane apo franceze dhe të shënoni ushqimet që ju pëlqejnë, jeni gati të merrni rekomandime të personalizuara çdo javë.

Për më tepër, nëse keni alergji apo ndiqni një dietë të caktuar, Samsung Food i merr të gjitha këto parasysh. Recetat janë të shoqëruara me udhëzime të detajuara dhe madje edhe mundësi leximi me zë ideale kur keni duart e zëna me përgatitjen e ushqimit.

Nuk keni të gjithë përbërësit? Asnjë problem!

Nëse mungon diçka nga receta që keni zgjedhur, mjafton një prekje për ta shtuar në Shopping Cart.

Lista sinkronizohet menjëherë me telefonin përmes aplikacionit SmartThings, që do të thotë se edhe kur jeni në supermarket, ushqimet që ju nevojiten gjenden vetëm një klik larg. 

Përvoja që udhëhiqet nga rutina juaj

Family Hub përshtatet me stilin tuaj të jetesës: mund të vendosni ditën e fillimit të javës, të planifikoni vakte për çdo anëtar të familjes dhe të shtoni receta të preferuara në kalendarin tuaj.

Të gjitha këto, nga një ekran i integruar në frigorifer që funksionon si asistent i kuzhinës suaj ose, nëse jeni në lëvizje, direkt nga aplikacioni në telefon.

Freski e ruajtur me inteligjencë

Frigoriferët e rinj të Samsung nuk janë vetëm të zgjuar në kuzhinë – ata janë revolucionarë edhe në mënyrën se si ruajnë ushqimet.

Falë motorit të fuqishëm të AI, temperatura dhe lagështia brenda frigoriferit përshtaten në mënyrë inteligjente me përmbajtjen, duke garantuar që çdo artikull nga perimet te produktet e ndjeshme si akulloret të qëndrojë i freskët dhe në formën e tij më të mirë.

Tani, edhe në ditët më të nxehta të verës, pijet tuaja janë gjithmonë gati për t’u shërbyer të ftohta.

Promcion veror 

Përfitoni tani nga zbritje të veçanta në frigoriferët inteligjentë të përzgjedhur Samsung dhe niseni verën me teknologjinë më të avancuar në kuzhinën tuaj!

Nga 2 qershori deri më 29 qershor 2025, ose deri në përfundim të stokut, përfitoni çmime të reduktuara në modelet më të kërkuara të frigoriferëve Samsung të pajisur me AI, ekran Family Hub, SmartThings dhe shumë më tepër.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni LINKUN.