LAJMI I FUNDIT:

Receta e dashurisë

Receta e dashurisë

Një marrëdhënie e mirë është si të ecësh mbi gjethe trëndafili. Por mundet që edhe të ndiesh sikur po ecën mbi gjemba, p.sh: në qoftë se partneri grindet çdo mëngjes për kafen.

Të gjitha femrat jetojnë me iluzionin që mund të ndryshojnë një mashkull. Fakti që kjo është utopike, nuk do të thotë që zakonet brenda një lidhje nuk mund të ndryshojnë. Nuk do të pushojmë së zëni me partnerin por, mundemi të bëjmë zënie më … frytdhënëse.

Zënkat nuk do të thonë se kemi një lidhje të keqe. Por ekziston një ndryshim i rëndësishëm mes një zënieje "të shëndetshme" dhe një sherri që i bën keq sistemit tonë imunitar.

Kërkime të Universitetit të Uashingtonit tregojnë se, çiftet e lumtura kanë një qëndrim më pozitiv përballë sëmundjeve, janë më optimistë se gjithçka do të shkojë mirë. Ata e marrin veten nga një grip më shpejt ose e përballojnë më mirë kancerin.


Kur partneri ynë është pranë nesh, pa komente negative e me mendim pozitiv dhe gati të na mbështesë dhe të ndajë me ne mërzit jen dhe dhimbjen, asgjë nuk na duket e pakapërcyeshme. Mbushemi me optimizëm dhe dëshirë për jetën…

Madje, kërkime të tilla në të gjithë botën perëndimore kanë "detyruar" shkencëtarët skeptikë të shikojnë lidhjen dashuri – shëndet më ndryshe e më hapur. /Telegrafi/