Një ndër talentët që bënë hapin e madh këtë sezon në gjashtë xhirot e para në La Liga ka qenë edhe Savio Moreira, i njohur si Salvinho.
19-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm për Gironan, teksa është bërë pjesë e ekipit spanjoll në formë huazimi për një sezon nga ekipi francez, Troyes.
Savio ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në gjashtë ndeshje, shifra këto që kanë ndihmuar Gironan të fitojnë pesë ndeshjet e tyre të fundit.
After City Group club Troyes signed him in 2022 from Atletico Mineiro for €6,5M, Savio was loaned first to PSV and now to Girona.
His adaptation to European football looks like is going well now in second season in La Liga.
A winger with a potential to play for a top club in… pic.twitter.com/iRDr37nGKX
— Pro Future Stars (@ProFutureStars1) September 23, 2023
Madje, ata ishin në krye të tabelës deri në fitoren e Barcelonës ndaj Celta Vigos, që bëri që katalanasit të rrëmbejnë kreun.
Blaugranët thuhet se janë duke ndjekur nga afër progresin e Savios dhe tani është raportuar se garës për nënshkrimin e tij i është bashkuar edhe Real Madridi.
Savio ka luajtur kryesisht në krahun e majtë të sulmit për Gironan këtë sezon, ani pse ai mund të luajë edhe në pozita tjera nëse është e nevojshme.
Padyshim që një lojtar me cilësitë e tij do të ishte një opsion i mirë nga banka për të dyja skuadrat që po luftojnë për titullin kampion në La Liga./Telegrafi/