Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është vendosur për të transferuar David de Gean n fund të sezonit aktual.
Portieri spanjoll është që një kohë të gjatë në radarin e Real Madridit dhe kanë tentuar disa herë transferimin e tij.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Perez ka vendosur një shifër prej 100 milionë eurove për të provokuar Manchester Unitedin në shitjen e de Geas.
Mbretërit gjithashtu dëshirojnë që marrëveshja mes palëve të bëhet përpara fillimit të Kampionatit Botëror.
Megjithatë, çdo marrëveshje do të varet nga largimi i Keylor Navasit nga klubi mbretëror – një kërkesë kyçe nga vet De Gea.
Situata komplikohet gjithashtu edhe nga avancimi larg i Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Perez nuk dëshiron të shqetësojë Keylor Navarin para finales, prandaj do të presë derisa sezoni të mbyllet para nisjes së negociatave mbi një shitje për portierin e Kosta Rikës.
De Gea ka qenë i bindur nga komunikimi i tij me Perezin se nëse Navas nuk shitet, ai është i lumtur të qëndrojë në Old Trafford. /Telegrafi/