Valencia ka lëshuar një njoftim se infektimi i lojtarëve të tyre me coronavirus erdhi në ndeshjen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja mes skuadrës spanjolle dhe asaj italiane u zhvillua në San Siro, derisa vendasit kishin arritur të triumfonin 4-1.
Autoritetet italiane kishin paralajmëruar se ka një rrezikshmëri të lartë se mund të infektohen edhe lojtarët, mirëpo ndeshja ishte zhvilluar me dyer të mbyllura.
“Edhe pse vendosëm rregulla strikte pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve në Milano me 19 shkurt 2020, një njoftim nga autoritetet italiane ka bërë me dije se ekzistonte një rrezikshmëri e lartë ditë më vonë”, thuhet në njoftimin e Valencias.
“Ata kishin larguar stafin dhe gjërat për rreth, mirëpo nga aty, 35 për qind e lojtarëve tonë u infektuan me coronavirus”, ka shtuar më tej klubi spanjoll.
Fillimisht u raportuan pesë lojtarë të infektuar te Valencia, mirëpo numri ka shkuar duke u rritur shkaku i kontakteve mes tyre. /Telegrafi/
📝 Official Statement
➡️https://t.co/oPj7ZewUkX pic.twitter.com/vLDvmJ3H9B
— Valencia CF (@valenciacf_en) March 16, 2020