Reagon gruaja e Komandant Malishevës: Pse po na shtoni dhembjen?

”A keni familje? A keni nënë dhe baba? A keni grua dhe fëmijë? Dhe mbi te gjitha a keni Zemër?”, janë disa nga pyetjet që gruaja e Komandant Malishevës i bën në letrën publlike për Alsat-M.
Ja reagimi i saj i plotë:
”Bashkëshorrja e Komandant Malisheve Leter publike per Alsat M
A keni familje?A keni nene dhe baba?A keni grua dhe femije?Dhe mbi te gjitha a keni Zemer?
Nese Komandant Malisheven nuk e ka perkrahjen nga qeveria e kosoves as partite me shqipetare ne maqedoni,ta dini se ka familjen dhe popullin qe ju si subjekt medial duhet ti pergjigjeni se…
Qka ju shtyri te na e shtoni dhembjen?Kush jeni ju dhe kush ju paguan?A jeni edhe ju shqipetare apo…?
Une Arjeta Rexhaj Krasniqi bashkeshortja e Muhamet Krasniqit kerkoj pergjegjesi nga Alsat M dhe te gjitha ato mediume qe ne portalet e tyre me shume kenaqesi e dhate kete lajm qe vetem mendja e semure e portalgjinjeve e bene kete…!
Gjithashtu ndjej obligim moral ndaj gjithe popullit shqipetar qe keto dite na perkrahen dua te ju them qe Komandant Malisheva eshte shendosh e mire dhe as qe ka menduar te beje diqka te tille.
Dhe permes kesaj letre dua tua percjell fjalet e Komandantit:
Une Muhamet Krasniqi i drejtohem familjareve te deshmoreve dhe te burgosurve,shokeve te idealit dhe mbare popullit shqipetare dhe ju betohem qe me daten 09.05.2015 kam menduar disa here te vetevritem,por per shkak te tradhetise jam dorezuar qe te del e verteta ne shesh,e kur ate dite nuk kam bere nje gje te tille nuk do e beje kurre.
E ne keto momente kam nevoj per perkrahjen e juaj morale populli im i dashur e jo per thashetheme….” (sic.), përfundon shkrimi i zonjes Krasniqi.
(PS. zonja në fjalë ka kërkuar që shkrimi i saj të mos korrigjohet) /Alsat-M/














































