Reade: Balotelli më tradhtoi

E dashura e tij Sophie Reade e akuzon atë për tradhti në një mesazh shkruar në Twitter. Reade thotë se SuperMario e tradhtoi atë me një prostitutë, Faye Evette.
Faye Evette është një 19-vjeçare qe ka pozuar për Playboy dhe Hustler, ndërsa tani duket t’ia ketë marrë të dashurin fitueses së Big Brotherit britanik, Sophie Reade.
Megjithatë, kjo nuk është e tëra. Balotelli duket se është tejet i fiksuar pas bjondeve, sa që thuhet se e ka pasur edhe një të dashur tjetër bjonde gjatë ditëve festive, gjithnjë sipas mediave britanike. Kështu, Balotelli thuhet se ka qenë në lidhje me tri vajza në të njëjtën kohë për vitin e ri, që shënoi një fillim të ‘mbarë’ për futbollistin e Manchester Cityt.
Balotelli edhe në të kaluarën ka pasur lidhje me bjondinat, pasi që në krahët e tij ka fjetur edhe Miss Italia 2008. /Telegrafi/
































































