Site icon Telegrafi

Re e madhe tymi në Krime, ndalet trafiku në urën Kerch

Trafiku në urën e Kerch që lidh Krimenë me Rusinë është pezulluar, sipas autoriteteve rajonale.

“Trafiku në urën e Krimesë është bllokuar përkohësisht. Kërkojmë që ata që ndodhen në urë dhe në zonën e inspektimit, të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e marra”, njoftoi qendra lokale e informacionit të trafikut në Telegram.

Sipas raportimeve të mediave të atjeshme, në kohën kur u publikua kjo deklaratë, një re tymi u regjistrua në zonën e Sevastopolit, në anën tjetër të gadishullit të Krimesë.

Lexo po ashtu Sabotuesit dëmtojnë dy aeroplanë dhe një helikopter pranë Moskës

Autoritetet ruse në Krime shpesh përdorin retë e tymit për të parandaluar sulmet me dron, transmeton Telegrafi.

“Sipas të dhënave paraprake, mbrojtja kundërajrore rrëzoi dronët në zonat Verkhnesadovoi dhe Kacha, afër qytetit. Nuk pati viktima”, tha guvernatori i Sevastopolit, Mihail Razvozhev.

Megjithatë, videot e postuara në kanalet jozyrtare të mediave sociale në Krime, treguan një re të madhe tymi që ngrihej pranë bazës ushtarake ruse në Verkhnesadovaya. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version