Ratifikimi i marrëveshjes do të dalë nesër në seancë?

Burimet e Agjencisë së Lajmeve Kosovapress bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme, pritet që mbahet një takim i liderëve të partive politike, për harmonizuar qëndrimet që ratifikimi i kësaj marrëveshje të bëhet ditën e martë, në një seancë të jashtëzakonshme nga ora 14.00.
“Pritet që të mbahet një takim i liderëve të partive dhe të vendosin që marrëveshja të dal nesër për ratifikim. Seanca pritet të mbahet nga ora 14”, ka thënë ky burim.
Ndryshe, gjatë mbledhjes së kryesisë të mbajtur ditën e hënë është vendosur që seanca e rregullt të mbahet më 27 qershor, ku në rend të ditës të jetë edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit të saj. /Telegrafi/




















































