LAJMI I FUNDIT:

Rastet e reja me COVID-19 sipas komunave, sërish prinë Prishtina

Rastet e reja me COVID-19 sipas komunave, sërish prinë Prishtina

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur raportin 24 orësh të rezultateve të testit për COVID-19, ku pozitiv sot kanë rezultuar 592 raste, ndërsa janë shëruar 291 pacientë me coronavirus.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, Komuna e Prishtinës përsëri prinë me më shumë raste me COVID-19, ku janë konfirmuar 218 raste.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 218 raste, Pejë 62 raste, Gjakovë 35 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 32 raste, Gjilan 31 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Obiliq 21 raste, Podujevë 17 raste, Skenderaj 17 raste, Kamenicë 15 raste, Ferizaj 14 raste, Suharekë 9 raste, Viti 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 7 raste, Prizren 7 raste, Deçan 6 raste, Lipjan 6 raste, Istog 5 raste, Dragash 3 raste, Malishevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Mamushë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kllokot dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.


Në raportin e bërë publik për 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (KSHPK), ka njoftuar se 6 persona kanë vdekur nga COVID-19, kurse janë regjistruar edhe 592 raste të reja të infektuarve me këtë vitrus, nga 3,177 teste të kryera.

ISHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)”, njofton IKSHPK, transmeton Telegrafi.

Numri total i rasteve pozitive është 72,500 raste nga 325,707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,640 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61,685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9,175. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori