Anësori i Kosovës, Milot Rashica, i është gëzuar fitores kundër Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve.
Përfaqësuesja jonë e regjistroi triumfin e parë në një garë zyrtare dhe nuk ka dyshim se gëzimi i të gjithëve është i madh.
“Besoj që zhvilluam një ndeshje shumë të mirë se ajo ndaj Azerbajxhanit, e mbajtëm më shumë topin”.
“Është hera e parë që po luajmë në shtëpi dhe kjo ka qenë një shtytje shumë e madhe dhe kemi pasur përkrahjen e tifozëve dhe natyrisht se është dashur të jepnim maksimumin”, ka thënë Rashica pas ndeshjes.
I pyetur për duartrokitjet dhe brohoritjet e tifozëve në momentin e zëvendësimit, ai ka thënë se ka qenë mjaft emocionuese.
“Është një ndjenjë shumë e mirë se po vijmë me dëshirë të madhe ta përfaqësojmë vendin dhe e japim maksimumin në çdo ndeshje”, ka theksuar anësori.
Natyrisht se edhe ai fitoren ia ka dedikuar ikonës sonë të futbollit, Fadil Vokrri.
Rashica është pyetur se pse po luan më larg portës, ndërsa përgjigja e tij ishte se është kërkesë e trajnerit dhe se me rëndësi është fitorja. /Telegrafi/