LAJMI I FUNDIT:

Raporti 24-orësh për COVID-19: Asnjë i vdekur, 97 raste të reja dhe 139 të shëruar

Raporti 24-orësh për COVID-19: Asnjë i vdekur, 97 raste të reja dhe 139 të shëruar
Foto: Arkiv

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes së pacientëve të infektuar me COVID-19.

Kjo është hera e parë, që nga data 29 qershor, që brenda 24 orësh nuk vdes asnjë person i infektuar me coronavirus në vendin tonë.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në raportin 24-orësh.


Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori