Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, dëshiron një lëvizje drejt Ligës Premier tek skuadra e West Bromwich Albionit.
Sipas Daily Star Daily, Ranocchia do të nënshkruajë një transferim prej pesë milionë funtesh në West Brom pas dështimit të marrëveshjes me skuadrën e sapo-inkuadruar në Ligën Premier, Huddersfieldin.
Trajneri i WBA-së, Tony Pulis, ka mposhtur në garë trajnerin e Huddersfieldit dhe është gati të vendos të qendër të mbrojtjes ish-lojtarin e Genoas, Ranocchian.
Pulis ka nevojë për të forcuar opsionet e tij në qendër të mbrojtjes pas largimit të Jonas Olsson në fund të sezonit të kaluar.
Interesimi në mbrojtësin e Interit u rrit pasi Chelsea kishte kërkesa të larta për Kurt Zouma, pasi kërkonte tetë milionë funte për huazim një vjeçar. /Telegrafi/