Pas më shumë se 50 vite kur “rangeri” i forcave ajrore amerikane luftoi në Vietnam, John Kerrins, që në vitin 1966 u ftua në ushtri, ka marrë 13 medalje në një ceremoni të organizuar të hënën.
Veterani besonte se kurrë nuk do t’i merrte, derisa përfaqësuesit e veteranëve amerikanë nuk vënë kontakt me kongresistin Pit Agilari, transmeton Telegrafi.
Agilari i ndau Kerrinsit 13 medalje, përfshirë yllin e bronztë së bashku me 10 veteranë të tjerë që u nderuan për kontributin e dhënë për vendin.
“Tani mund të shëtis lirshëm. Nuk e di nëse njerëzit e dinë, por veteranët ndihen shumë mirë kur nderohen. Është një gjest i madh”, ka thënë Kerrins për CBSLA. /Telegrafi/