Ramushi, gjyqet dhe qyqet
Ramush Haradinaj nuk është veç heroi i luftës për liri dhe ish-kryeminstri i paqes, por ai është edhe lideri i pakompromis i luftës kundër korrupsionit, me vizion për shpëtimin e vendit nga gremina e skandaleve politike, sociale e ekonomike. Ky, përditë e më shumë ishte shpresa e Kosovës dhe e popullit të Kosovës. Pikërisht shpresën e vendit e goditën sot në Hagë. Megjithatë, heroi ka ditur t’u mbijetojë të gjitha kohëve – të gjyqeve dhe të qyqeve. Do ta bëjë këtë, prapë
Reja në hitha nuk gjuan. Ajo i godet lisat -, thotë populli. Njerëzit e mëdhenj dhe heronjtë e vërtetë, edhe sprovat, sfidat (përballjet) i kanë të mëdha. Kur jemi përballë këtyre sfidave dhe turbullirave, të dobëtit, të pafuqishmit rrëzohen, fshihen, eskivojnë… Ata të sojit të qyqeve marrin kujën, dorëzohen, ndërsa ata të sojit të korbave, nguten të përfitojnë dhe të përfëlliqen nga pësimet e heronjve.
Shumë herë këto skena i kemi parë në vendin tonë, në krejt dy dekadat e fundit. Në beteja e pas betejave. Në luftëra e pas luftërave. Veç heronjtë e vërtetë qëndruan drejt. Ata që ranë, mbetën drejt dhe të drejtë në kujtimet tona, ata që mbijetuan arenat e sakrificës, mbetën drejt dhe të drejtë, në mesin tonë.
Sa herë që Kosova pati ndonjë pikëpyetje të madhe para vetes, këtu interferoi dora e hijeve. E njëjta u fut tinëz, edhe kësaj radhe, natën e disa orëve para vendimit të shumëpritur e të shumëdiskutuar të GJND-së për Pavarësinë e Kosovës. Për të dytën herë me radhë, Ramush Haradinajt, padrejtësisht iu mohua liria dhe prezenca në vend, në momentet vendimtare për Kosovën.
Në kohën kur të gjithë prisnim diçka tjetër, nga një gjykatë tjetër në Hagë, konkretisht mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, Gjykata e Apelit, po nga Haga, një ditë para kësaj solli një vendim shokues për Kosovën. Rihapi pjesërisht Procesin Haradinaj. Riktheu padrejtësisht një çështje të mbyllur, mbase në fillimin e saj, kësaj radhe në rrethana krejt të tjera, në atmosferë tjetër, por gjithsesi shumë të pafavorshme për vendin.
Praktika e vendimeve të Gjykatës së Apelit, në 99.9 për qind të rasteve, në gjykatat e të gjitha niveleve, përherë ka qenë në përputhje të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë. Kështu pritej të ndodhë edhe më 21 korrik në Tribunalin e Hagës. Të paktën të rikonfirmohej pafajësia e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe udhëheqësit të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e dëshmuar me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, më 3 prill 2008. Por, ndodhi e kundërta, që i shokoi të gjithë.
Një prapakthim i tillë, krejt i panatyrshëm, rrjedhimisht hap shumë pikëpyetje të tjera. Prapa këtij vendimi, logjikshëm mund të qëndrojë një politikë me shumë caqe, e pazare, gjithsesi të pafavorshme për vendin. Por, në fund, Kosova, lufta e saj e pastër dhe z. Haradinaj prapë do të dëshmohen ashtu siç janë: të pastër.
Askush nuk ka dyshim se lideri i rrugës drejt lirisë dhe i paqes, Ramush Haradinaj, do të jetë dinjitoz edhe në këtë përsëdytje të pjesshme të këtij kapitulli të rëndë. Qysh në momentin e parë të këtij vendimi të Gjykatës së Apelit në Hagë, ai mendjen e pati gjetiu, jo te vetja e tij, por te tema e madhe, kur tha: “Më i rëndësishëm se vendimi i sotëm, është ai i nesërmi, i datës 22 korrik, kur shpresojmë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë një mendim të favorshëm për Pavarësinë e Kosovës”.
Jashtë Gjykatës së Hagës, reagimet ishin të menjëhershëm. Veteranët e luftës dhe qytetarët e Kosovës, të gjetur në befasi me rihapjen (e pjesshme) të Procesit “Haradinaj”, shprehën pakënaqësinë e skajshme të tyre. Me të drejtë. Tentimi i sërishëm, jashtë çdo “fer play”, për njollosjen e sërishme të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës, një ditë para seancës së GJND-së, nuk është i rastësishëm.
Megjithatë, të gjitha qarqet duhet të jenë të vetëdijshme se jo gjithmonë vetëm njëra palë, me heshtjen, përmbajtjen dhe kujdesin e tepruar të saj, duhet të jetë garancë për paqen dhe stabilitetin. Akuzimi i padrejtë, për të dytën herë, i z. Haradinaj, është barrë e rëndë për të, për Kosovën, popullin, bashkëluftëtarët dhe bashkëmendimtarët e tij.
Dhe, kjo odiseadë, sigurisht e ka fundin e saj, aq më shumë kur kemi parasysh se shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës, me këtë vendim i është marrë nga këtu padrejtësisht jo vetëm heroi i luftës për liri, jo vetëm ish-kryeministri, por edhe lideri i pakompromis i luftës kundër korrupsionit, njeriu me platformë dhe vizion për këndelljen e vendit nga nokdaunët e njëpasnjëshëm të skandaleve politike e ekonomike, njeriu tek cili, përditë e më shumë qytetarët e këtushëm e shihnin shpresën e tyre, të sotme dhe të nesërme.
Me këtë vendim të Hagës, me këtë rihapje të një procesi të mbyllur, dikush po tenton të hapë Kutinë (e shumëpërfolur) të Pandorës në Kosovë. Nëse dikujt i ka humbur rruga në oborr, këtë askush s’ka të drejtë t’ia bëjë edhe popullit të Kosovës. Askush nuk guxon, arbitrashit, t’ia vjedhë shpresën një populli dhe vendin ta lë në duar të qyqeve, të korbave e kukuvajkave.
Megjithatë, Ramushi ka ditur t’u mbijetojë të gjitha kohëve – të gjyqeve dhe të qyqeve. Do ta bëjë këtë, prapë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?