Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
* 1 ramstek viçi ose mështjerre,
* 6 lugë vaj,
* 1 lugë mustardë,
* lëng limoni,
* kripë, piper i zi dhe i gjelbër kokërr i shtypur, fletë dafine, rigon.
Përgatitja:
Mishi i pastruar nga zhapat, kriposet, i hidhet vegetë, piper, mustardë, vaj dhe fërkohet mirë, në mënyrë që mëlmesat të depërtojnë nga të gjitha anët. Lidhet me spango kuzhine dhe pas 2-3 orë, ramsteku skuqet në yndyrë të nxehtë nga të gjitha anët. Futet në furrë të nxehtë me temp.250 gradë C, i vendosur në tel shporeti në shkallën e mesme të furrës. Në shkallën e ulët të furrës vendoset një tepsi me pak ujë. Piqet 25 min. nëse dëshirohet të jetë në brendi i butë dhe të mbetet mishi i kuq, në të kundërtën, piqet 40 min. Pasi të largohet nga furra, mbështillet me alufolie edhe 15 min, pastaj largohen penjtë, pritet në feta dhe shërbehet me perime të ziera. Ramsteku mund të piqet edhe në çast posa të kriposet, pa e lidhë fare. Lëngut të cilin e lëshon gjatë pjekjes, i shtohet 1 lugë miell i tretur me ujë ose verë të bardhë dhe pasi të marrë valë, kullohet, derdhet në enë për salcë dhe shërbehet me mish.
Variant salce për ramstek: Pjesët e prera të mishit nga ramsteku, skuqen në vaj. Shtohen 3 karota të prera në rrathë, selino e prerë në kubik, 2 purrinjë, 4 domate të prera në copa të vogla, ose 300 gr. lëng domatesh, hudhër, kokrra piperi të shtypura, rozmarinë dhe 1 fletë dafine. Të gjitha këto ziejnë 40 min në zjarr të ulët. Perimet kalohen në sitë. Kullohet salca, vlon edhe pak gjersa të trashet, kriposet sipas shijes dhe shërbehet me ramstek të pjekur, mish të skuqur ose të zier./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Receta e Jamie Oliverit për qebapë dhe ajvar

Galetë milionerësh

Si të bëni Nutella në shtëpi: Është dy herë më e lirë se ajo e blerë dhe ju merrni më shumë sasi
Kështu përgatitet orizi më i shijshëm

Lakra pa mish: Drekë e shkëlqyeshme plot vitamina!

Bukë më të mirë kurrë nuk e keni ngrënë: Pogaçja portugeze me miell misri dhe me mjaltë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë