Sadri Ramabaja mendon se po përgatitet tereni nga konstitucionalistët tanë që të vihet në lajthitje edhe Gjykata Kushtetuese.

Në vazhdim e gjeni të bashkangjitur të plotë deklaratën e tij në Facebook.


Konstitucionalizmi dhe verbëria politike janë dy anë të kundërta të litarit. Konstitucionalistët tanë tashmë që kanë vënë në lajthitje opinionin e brendshëm, po mëtojnë ta vënë në lajthitje edhe Gjykatën Kushtetuese. Duket se si me skenarë, ata po përgatisin terrenin për degradim total edhe të këtij institucioni prestigjioz të Shtetit të së drejtës. Që të mos ndodhë kjo, si mundësi më ideale për të dalë nga ngërçi politik ku mund të futet Republika jonë e brishtë, do të ishte kërkesa për interpretim të gjendjes një Instituti Juridik prestigjioz evropian ose vet Komisionit të Venecias. Kjo mund të bëhet pa humbur kohë dhe si preventivë që të mos lejohet që vendi të rrëshqas në anarki. /blic/