Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur sot edhe rreth vendimit për shtrenjtimin e shërbimeve të taksive në kryeqytet.
Ai në një konferencë për media tha se rritjen e çmimeve të taksive e kanë lejuar pas ngritjes së çmimit të naftës, ndërsa theksoi që rritja e këtij çmimi stimulon përdorimin e trafikut urban, kjo duke u bazuar në atë se ato fonde shkojnë te qytetarët.
“Ngritja e çmimit është kërkesë e taksive, për arsye të ngritjes së larta të çmimeve të naftës, për këtë periudhë kohore përderisa ngritja është e lartë e çmimeve kemi lejuar edhe ngritjen e çmimeve të taksive, ndërsa ajo do të rishqyrtohet në të ardhmen, d.m.th nëse ka bazë për ta ndryshuar… (4:41) Aspekti tjetër është që të stimulojmë përdorimin e trafikut urban, po ashtu edhe me intervenimet tona urbane që tash mundësojnë edhe hapjen e hapësirave publike që mundësojnë në zonën në qendër, të stimulojmë edhe përdorimin e trafikut urban sa më shumë që është e mundur sepse ato fonde shkojnë drejtpërdrejtë mbrapa në shërbimet për qytetarët tonë” tha Rama.
Ndërsa sa i përket lagjeve dhe fshatrave të kryeqytetit të cilat nuk kanë trafik urban, Rama u shpreh që janë në një bashkëpunim me Bankën Evropiane për të marrë edhe 30 autobusë shtesë.
“Edhe me këtë kemi pasur takime me Bankën Evropiane të cilët jemi në bashkëpunim me ta për të nënshkruar kontratën, që të marrim edhe 30 autobusë shtesë. Po ashtu, të njëjtën kohë e kemi edhe memorandumin e bashkëpunimit për bashkëpunim me sektorin privat. Pra të gjitha këto kompani private, të cilat ofrojnë shërbime nëpër fshatra të ndryshme do të kenë mundësi që tash të ndërrojmë këtë qasje, të jenë kontratat e bazuara në kilometra e jo në destinacion”, u shpreh Rama.
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ngritjen e tarifës së startit të taksive nga 1.50 në 2 euro për kilometrat e parë. Më herët, starti ka qenë 1.50 euro i taksive në Prishtinë, ndërsa me ngritjen e çmimit të derivateve edhe shërbimet e taksive janë shtrenjtuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?