Tashmë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka filluar punën e tij si i pari i këtij qyteti.
Që nga marrja e detyrës, nga dita e martë, ai thotë se nuk është ndalur puna e tij në shërbim të qytetarit të Prishtinës. Ndërkaq kujton se nga takimi me KEDS-in u kanë premtuar se nuk do të ketë ndalesa të energjisë elektrike.
Rama në një prononcim për KP, ka thënë se që nga dita e martë ata veçse kanë vazhduar me takime me ambasadorë, si dhe me bankat për të mundësuar financimin e projekteve të cilat Rama u ka premtuar qytetarëve të Prishtinës.
“Mirë shumë kemi filluar punën e hovshme, kemi punu edhe dje, edhe sot, tash me shfrytëzuar edhe vikendin për me strukturu punën, me i organizuar edhe organo gramin në mënyrën më të mirë të mundshme që puna të shkojë në mënyrën sa më të mirë, në bazë të programit që e kemi bërë, në bazë të projektit me të cilin edhe kemi fituar, iu kemi premtua qytetarëve të Prishtinës. Pra sot, dje prej të martës që kemi filluar, e kemi një proces shumë të mirë, kemi pas edhe takime të shumta me ambasadorë që na kanë premtuar se do të na ndihmojnë në aspekte të ndryshme. Po ashtu, edhe me banka ndërkombëtare në aspektin e financave për pas mundësi t’i krijojmë dhe zhvillojmë projektet që veç i kemi premtuar, me organizata të ndryshme joqeveritare me të cilët kemi pasur takime, dhe këto takime do të vazhdojnë”, thotë ai.
Rama përmedi edhe takimet me përfaqësuesit e KEDS-it, të cilët i kanë premtuar se do të bëhet zgjidhje që të mos ketë ndalesa të rrymës.
“Në të njëjtën kohë edhe puna në teren që gjatë këtyre ditëve që është nevoja që rrugët të jenë të hapura, të pastërta dhe po ashtu patëm edhe takim me KEDS-in dhe me reprezentues të KEDS-it dhe diskutuam për çështjen e rrymës dhe iu tregova që ne reprezentojmë qytetarin e Prishtinës edhe që të konfirmohet se më nuk do të ketë ndalesa të rrymës sepse tash është edhe koha e dimrit dhe çdo gjë varet edhe nga rryma, më premtuan atë, që do të bëjmë çmos që jeta e qytetarit të Prishtinës të përmirësohet në çdo arën, në çdo pjesë,” ka shtuar Rama.
Për më tepër ai shton se do të kujdeset për të gjitha gjërat që ka premtuar dhe që i ka në programin e tij.
“Ne i kemi prezantuar në programin tonë, pra hapësirat publike, trotuaret, kaosi urban me të cilin po merremi, shkollat çerdhet e gjëra të ndryshme të cilat veçse i kemi të publikuara në programin tonë”, përfundon Rama
Përparim Rama ka dalur fitues në zgjedhjet e 17 tetorit me 51.01% të votave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos