LAJMI I FUNDIT:

Rama: Meta nuk e meriton më zyrën ku rri!

Rama: Meta nuk e meriton më zyrën ku rri!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur serish për vendimin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Ai që duhet të ishte gardiani i Kushtetutës. Nuk e meriton më të jetë figura më e unifikimit të kombit. Ajo që ka bërë është përçarëse, konfliktuese, është vetëvrasje politike, nga pikëpamje ligjore është nul, është njësoj sikur të ndalësh ndeshjen Islandë – Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një turp që do t’i mbetet atij. Nuk mundet presidenti të vendosë diçka të tillë, nuk mund ta çojë matanë Kushtetutës”, tha Rama.

Ai u shpreh më tej se opozitarët e sotëm kanë frikë nga reforma në drejtësi.


“Dikur u futën të gjithë në çadër si në bunker. Ata sot kanë hall të madh. Ata e dinë se tani reforma në drejtësi po bëhet dhe duan t’i shmangen reformës në drejtësi. Ne nuk kemi zgjedhur politikën e bojkotit, as të molotovit, as të dhunës. Çdo pakicë do të bënte këtë gjë, po qe se ne lëshojmë pe.

Ata po i bëjnë dëm Shqipërisë, duke i hedhur vetëm baltë. Nuk kanë kursyer që të hedhin baltë në çdo gazetë, në çdo portal, në çdo media të huaj. Ata bëjnë propagandë si në kohën e nazizmit. Nuk kanë pushuar një ditë me akuzat më monstruoze, me qëllim që të hyjnë te shpirtrat e njerëzve se gjoja ata që thonë ata janë të vërteta”, tha ai./Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori