LAJMI I FUNDIT:

Rama mbërrin në PDK për takimin me Krasniqin

Rama mbërrin në PDK për takimin me Krasniqin

Pas konferencës së përbashkët për medie që pati me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, ka mbërritur në selinë e PDK-së për takimin me kryetarin e saj Memli Krasniqi.

Mediet janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse do të ketë deklarime për media pas këtij takimi.

Kujtojmë se Rama, pas këtij takimi, do të ndalet edhe në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për takim me kryetarin Lumir Abdixhiku.


Gjithashtu, janë paraparë edhe takime me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, atë të AKR-së, Behgjet Pacolli, si dhe të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. /KP/