LAJMI I FUNDIT:

Rama ironizon me Metën me historitë e Haxhi Qamilit pasi vendosi 13 tetorin datë zgjedhjesh

Rama ironizon me Metën me historitë e Haxhi Qamilit pasi vendosi 13 tetorin datë zgjedhjesh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit Ilir Meta,i cili në një deklaratë për media ka konfirmuar se 13 tetori 2019, do të jetë edhe data e re e zgjedhjeve.

Meta: 13 tetori, data e re e zgjedhjeve
Lexo po ashtu Meta: 13 tetori, data e re e zgjedhjeve

Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka ironizuar me presidentin Meta, duke thënë se ai di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po nuk e din çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.

“Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.


Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman”, ka shkruar në Facebook, Rama.

Ndryshe sot presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një deklaratë për media ka konfirmuar se 13 tetori 2019, do të jetë edhe data e re e zgjedhjeve.

Më herët, Ilir Meta ka zhvilluar takim me ambasadorët e BE-së, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të cilët ka diskutuar mbi krizën politike në Shqipëri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori