Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur të sigurojë 73 mandate në Parlamentin e Shqipërisë deri tani kur janë numëruar mbi 95 % e votave.

Rama përmes një postimi në Facebook sot në orët e mëngjesit ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.


Fotoja me mbishkrimin “Për Shqipërinë që duam”, firmosur me fjalën “faleminderit” është postimi i Ramës në Facebook.

Ndryshe, sot në mesditë pritet të përfundojë numërimi në të gjitha qarqet. /Telegrafi/