Rama e nderoi Pacollin me “Çelësin e Tiranës”

“Besoj se këtë çelës e kam merituar. Do të jap kontributin tim për Bashkinë e Tiranës, që është kryeqyteti edhe i Kosovës edhe i kombit”, tha me këtë rast presidenti Pacolli.
“U njoftova nga kryebashkiaku Rama për mbarëvajtjen e punëve në Tiranë, në fushën e urbanizimit në Tiranë. E urova për punën që është duke bërë dhe do të doja që Tirana të shërbejë si shembull i mirë edhe për qytetet e tjera”.
“Ishte një moment jashtëzakonisht i këndshëm. Do të vij për vizita edhe shumë herë. Aty ku ndërtohet, aty ku krijohet, aty është edhe vendi im”, tha Pacolli, njofton Presidenca e Kosovës.
Ndërsa, kryebashkiaku i Tiranës, Rama, pas këtij takimi tha: “Ishte një ditë e bukur pranvere në Tiranë dhe nuk kishte ditë më të përshtatshme për të mirëpritur presidentin e ri të Kosovës, duke i dhënë në dorë çelësin e qytetit dhe duke i shtrënguar dorën e vëllazërimit, dorën e bashkëpunimit, dorën e një lidhjeje që bëhet gjithmonë e më e fortë mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, ndërkohë që kufiri të bëhet gjithmonë e më simbolik”. /Telegrafi/




















































