LAJMI I FUNDIT:

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Duke iu përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjetet e tij sociale në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama tha se që pas lajmit për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, të gjithë “janë turrur” për ti kërkuar dorëheqjen.

Ai u shpreh se nuk do ta japë dorëheqjen dhe se vetëm “zemra ose populli” mund ta largojnë atë nga politika.

“Jo mor, dorëheqjen ta harrosh ti me gjithë të tjerët. Ma keni kërkuar që kur jam futur në politik. Për të më larguar mua nga politika ka vetëm dy rrugë: Ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshëm që të mos më zgjojë të parin në mëngjes e të mos më lërë të fle para se gjithë të tjerët të flenë, ose më largon populli i Shqipërisë.


Në 11 maj do votojnë edhe një pjesë e popullit që është jashtë. Jam shumë kurioz të di si do votojnë ata që thuhet se i dëbova unë, i largova unë, nga Shqipëria që sot është më mirë seç ka qenë në historinë e vetë. Nëse ata votojnë masivisht për mua si dëbues i tyre, atëherë unë do mbaj shënim. Unë nuk jam i kapur pas pushtetit, por jam i kapur pas punës”, tha Rama. /Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori